Sociologu Konushevci: Familja kosovare po përjeton një dështim kulturor

Në pesë ditët e fundit në Kosovë, dy gra janë vrarë e të dyshuarit kryesor janë burrat e tyre. Gazetarja e lajmi.net, Fjolla Hyseni ka biseduar me sociologun Labinot Konushevci i cili ka folur për këtë dukuri negative në vendin tonë. Ai ka thënë se familja kosovare po kalon në një krizë të thellë, që…

Lajme

16/04/2024 19:10

Në pesë ditët e fundit në Kosovë, dy gra janë vrarë e të dyshuarit kryesor janë burrat e tyre.

Gazetarja e lajmi.net, Fjolla Hyseni ka biseduar me sociologun Labinot Konushevci i cili ka folur për këtë dukuri negative në vendin tonë.

Ai ka thënë se familja kosovare po kalon në një krizë të thellë, që po manifestohet pastaj edhe me forma të dhunës, e sipas tij po përjeton edhe një dështim kulturor.

Konushevci gjithashtu ka thënë se kjo dukuri flet edhe për papërgatitjen e duhur të çifteve të reja qe duan të hyjnë në martesë dhe të krijojnë familje.

“Sigurisht që kjo dukuri lidhet edhe me kriza të tjera, lidhet me planifikimin familjar, lidhet me krizat e brendshme që janë ato ekonomike, që janë ato të ndarjes së roleve, përgjegjësive, detyrave e statuseve brenda një familje”, ka thënë sociologu Konushevci.

Ai ka thënë se rastet mund të rriten sepse është një trend dhe kemi shumë faktori që ndikojnë, siç është edukimi publik, por edhe mediave dhe asaj çka paraqesin ato.

Video: