Sobel: Serbia duhet ta pranojë atë çfarë ndodhi në Kosovë dhe në Bosnje-Hercegovinë
Deputeti britanik i Partisë Laburiste, Alex Sobel ka thënë se Serbia duhet ta pranojë atë që ka ndodhur në Kosovë dhe në Bosnje Hercegovinë gjatë viteve të 90-ta. Sipas tij Serbia mund të lëvizë para vetëm nëse pajtohet me të kaluarën dhe tregohet e sinqertë me çfarë ka ndodhur në këto dy vende dhe në…

Lajme
Deputeti britanik i Partisë Laburiste, Alex Sobel ka thënë se Serbia duhet ta pranojë atë që ka ndodhur në Kosovë dhe në Bosnje Hercegovinë gjatë viteve të 90-ta.
Sipas tij Serbia mund të lëvizë para vetëm nëse pajtohet me të kaluarën dhe tregohet e sinqertë me çfarë ka ndodhur në këto dy vende dhe në gjithë Ballkanin.
Sobel në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1 ka shtuar se pas kësaj mund të kemi edhe një Evropë më të integruar paqësore.
“Mësimi nga vende të tjera është që nëse përballesh me të kaluarën mund të ecësh para dhe të zhvillohesh si shtet në kulturë dhe ekonomi. Serbia nuk është pajtuar me të kaluarën dhe ende po jeton të njëjtën të kaluar vetëm pak më ndryshe. Nëse mund të pajtohen me të kaluarën dhe të jenë të sinqertë me çfarë ndodhi jo vetëm në Kosovë dhe Bosnjë por në të gjithë Ballkanin. edhe brenda Serbisë se po i shohim protestat atje, atëherë Serbia mund të lëvizë para. Atëherë mund të kemi një Evropë më të integruar paqësore”, ka thënë ai.