Snowden kërkon zgjatje të qëndrimit në Rusi

Avokati Anatoly Kucherena ka konfirmuar se ish-kontraktori i inteligjencës amerikane, Edward Snowden zyrtarisht ka kërkuar që t’i zgjatet qëndrimi i lejuar në Rusi.

Bota

09/07/2014 17:52

Avokati Kucherena tha të mërkurën se viza aktuale e klientit të tij, Snowden, skadon më 31 korrik, por ai ka refuzuar të tregojë se çfarë lloji të statusi të vizës ka kërkuar Snowden.

Edward Snowden është i kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për zbulimin e informacioneve sekrete.

Ai kishte punuar për Agjencinë e Kombëtare të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara (NSA), dhe prej muajit qershor të vitit të kaluar jeton në Rusi. (REL)