“Snapchat” sjell risinë e jashtëzakonshme, fitoni para vetëm duke postuar
Platformat më të njohura të mediave sociale kanë kopjuar haptazi disa nga tiparet më interesante të “Snapchat”.
Auto & Tek
Bëhet fjalë për “Instagram” dhe “Facebook”, të cilët bënë pjesë të tyre “Story” që zhduken pas 24 orësh, të cilat Snapchat i krijoi në vitin 2013. Gjithashtu, përveç këtij opsioni kopjuan edhe filtrat, i cili është një ndër tiparet më bazike dhe rëndësishme të “Snapchat”.
Por, gjërat siç duket tashmë kanë ndryshuar dhe besohet se “Snapchat” ka kopjuar një opsion të TikTok dhe e ka quajtur atë “Spotlight”.
Snapchat e përshkruan Spotlight si “një platformë të re argëtimi për përmbajtjen e gjeneruar nga përdoruesit brenda Snapchat”. Platforma do të shfaqë snapet më argëtuese nga komuniteti i tij i përdoruesve dhe do të personalizohet me interesat individuale të njerëzve me kalimin e kohës.
Opsioni, i cili do të nxjerrë në pah postimet e bëra virale, është një ndryshim i madh për Snapchat dhe për të pasur sa më shumë postime të tilla, Snapchat do të paguajë para për njerëzit që do t’i postojnë në Spotlight. Pritet që vetëm për këtë të shpenzojë rreth 1 milion dollar çdo ditë.
Megjithatë, ky opsion ngjason shumë me atë të “For You Page” në TikTok, vendi kryesor ku njerëzit shfletojnë përmbajtjen në platformë. Spotlight, ashtu si TikTok, tërheq video nga yjet e mëdhenj të mediave sociale, por edhe përdoruesit me pak ndjekës. Ashtu si në TikTok, edhe Spotlight i Snapchat i lejon përdoruesit të krijojnë ose të ngarkojnë një video, të shtojnë titra, të përdorin efekte speciale dhe të shtojnë muzikë ose tinguj origjinal.