Snapchat më i pëlqyer tek të rinjtë se sa Facebook
Keni qenë kureshtarë pse Facebook vazhdon të tentojë të krijojë versionin e tij të Snapchat? Një studim i ri tregon se të rinjtë e shkollave të mesme janë të lidhur më shumë me Snapchat se sa Facebook.

Auto & Tek
Studimi gjeti se 70% e nxënësve të shkollave të mesme raportuan se postojnë në Snapchat së paku një herë në ditë, vetëm 11% prej tyre kishin raportuar se kishin postuar në Facebook me të njejtën frekuencë.
Sumpto, një kompani marketingu me bazë në New York që u ndihmon firmave të lidhen me nxënësit e shkollave, bëri këtë studim.
Rezultati i këtij studimi është se Snapchat udhëheqë si aplikacioni më i pëlqyer tek të rinjtë.