Smoothie me frutat e stinës për të humbur peshë

Kur mendoni për të humbur peshë, e vetmja gjë që ju vjen në mendje është se sa e vështirë do të jetë të hiqni dorë nga disa ushqime, apo jo?

Lifestyle

02/06/2018 22:53

Në të vërtetë ky proces nuk duhet të jetë i vështirë, bëjini argëtues! Ka disa pije të mrekullueshme dhe me fruta të stinës që ju ndihmojnë të humbni kilogramët e tepërt.

Por përveç rënies në peshë, frutat janë një diamant për një trup më të shëndetshëm, të mbrojtur nga sëmundjet, pa ato shqetësimet që na pengojnë në aktivitetin e përditshëm.

Madje një raport i FAO këshillon konsumin e përditshëm të 400 gr fruta për të parandaluar sëmundjet kronike. Ndiqni galerinë për këto smoothie të shëndetshme.

Gjysmë pjepri, një tas me luleshtrydhe, katër gjethe sallatë jeshile dhe një gotë ujë. Mjafton ti vendosni të gjitha në frulator dhe mjafton një gotë në mëngjes dhe një në mbrëmje.

Një trio perfekte- dy feta ananas, gjysmë kastraveci dy lugë fara liri dhe një gotë ujë. Konsumojeni këtë pije në mëngjes, ose para se të flini.

Shalqi për të djegur yndyrnat. Mjaftojnë dy gota luleshtrydhe, një tas me shalqi dhe dy domate të pjekura. I kalojmë në frulator. Një sorbetë e mrekullueshme frutash.