Smartphone i ri nga Boeing

Boeing ka një ekran 4.3 inç, procesor dual-core 1.2 Ghz, Bluetooth 2.1. Shikuar nga performancat, nuk mund të garojë me rivalët e tjerë, por esenca është tek siguria e jo tek “muskujt”. Boeing është duke punuar në këtë smartphone tash e tre vjet. Është në shitje vetëm në një numër të limituar dhe vetëm për…

Auto & Tek

28/02/2014 08:33

Boeing ka një ekran 4.3 inç, procesor dual-core 1.2 Ghz, Bluetooth 2.1.

Shikuar nga performancat, nuk mund të garojë me rivalët e tjerë, por esenca është tek siguria e jo tek “muskujt”.

Boeing është duke punuar në këtë smartphone tash e tre vjet. Është në shitje vetëm në një numër të limituar dhe vetëm për një klientelë të zgjedhur.

Ideja është se, konsumatorët kanë nevojë për një smartphone që është shumë i sigurt, dhe është i bazuar në siguri të plotë.

Boeing duke punuar me zyrtarë të mbrojtjes së SHBA’së, e ka parë se bota ka nevojë për një telefon që i ruan të dhënat e ndjeshme.

Ky telefon është me dy SIM kartela.

Përdoruesit e këtij telefoni kanë shumë mundësi sigurie, ku në të përfshihet edhe një senzor biometrik, i cili u lejon qasje vetëm atyre.