Smajljaj: Zgjedhjet e parakohshme do të përmbyllnin vetëm seancat 48-orëshe, jo krizën politike
Politologu, Avdi Smajljaj ka thënë se zgjidhja e vetme që do të ofronin zgjedhjet e parakohshme është përmbyllja e seancave 48-orëshe të Kuvendit të Kosovës. Smajljaj ka theksuar se zgjedhjet nuk do të sillnin ndonjë ndryshim të madh, pasi sipas tij numrat do të ishin përafërsisht të njëjtë dhe nevoja e koalicionit do të ishte…

Lajme
Politologu, Avdi Smajljaj ka thënë se zgjidhja e vetme që do të ofronin zgjedhjet e parakohshme është përmbyllja e seancave 48-orëshe të Kuvendit të Kosovës.
Smajljaj ka theksuar se zgjedhjet nuk do të sillnin ndonjë ndryshim të madh, pasi sipas tij numrat do të ishin përafërsisht të njëjtë dhe nevoja e koalicionit do të ishte sërish aty.
“Me këtë profil të partive që i kemi ndoshta zgjedhjet e parakohshme nëse mbahen sa më shpejt që është e mundur, atëherë ndoshta mund t’i përmbyllnin këto seancat 48 orëshe, të krijonin një zgjidhje afatshkurte, por prapë besoj se pas zgjedhjeve nuk pres me pas ndonjë ndryshim shumë të madh rezultateve.. Do të thotë me këtë qasje të partive politike që i kemi nuk pres që edhe zgjedhjet vërtetë do të jenë një zgjidhje, shtoja kësaj që numrat do të jenë përafërsisht aty, nevoja e koalicionit do të jetë aty, vendimmarrja e partive është pothuajse e njëjtë dhe prapë mund të kemi një ngërç, por pas disa muajsh. Të vetmen gjë që mund ta bëjnë zgjedhjet është që ndoshta këto seancat 48-orëshe monotone që janë bërë nuk do t’i shohim më dhe ndoshta kjo do t’iu ndihmonte edhe deputetëve që e kanë marrë votën që ‘ta ruajnë fytyrën e tyre’ para popullit se kështu vërtetë janë duke e humbur autoritetin tek ata nga të cilët i kanë marrë votat dhe besimin për ta qeverisur vendin”, është shprehuar ai në Tëvë1.