Smajl Latifi: LVV nuk duhet t’i mbledh as 25% të votave

Kandidati për deputet i AAK- së, aktualisht edhe kryetar i Rahovecit, Smajl Latifi ka folur për synimin e Lëvizjes Vetëvendosje për marrjen e 55% të votave, ai ka thënë se ky subjekt nuk duhet t’i marr as 25%. “Nëse folim në terma politike ky po thotë se po më duhen mu 55 % se më…

Lajme

05/02/2025 08:26

Kandidati për deputet i AAK- së, aktualisht edhe kryetar i Rahovecit, Smajl Latifi ka folur për synimin e Lëvizjes Vetëvendosje për marrjen e 55% të votave, ai ka thënë se ky subjekt nuk duhet t’i marr as 25%.

“Nëse folim në terma politike ky po thotë se po më duhen mu 55 % se më kanë mbetë edhe do institucione pa i shti në dorë. Ky nuk duhet me i marrë as 25 %”, thekson Smajli.

Në lidhje me buxhetin ka thënë se qeveria Kurti e ka akumuluar buxhetin ku sipas tij i kanë ruajtur paratë në sirtar dhe nuk janë shpenzuar.

“Në qoftë se e pyetim ministrin e Mbrojtjes a e ka shpenzuar buxhetin për vitin 2024 e paraparë për të shpenzuar. A e kanë shpenzuar buxhetin e ministrisë së Mbrotjes për investime kapitale dhe blerje të municioneve dhe armatimeve në vitin 2023. Po bëhet fjalë për buxhet të pa investuar dhe për buxhet të pa shpenzuar dhe kjo është karakteristikë e gjitha ministrive të Republikës së Kosovës. Në qoftë se ne veteranit të UÇK-së, pse me ja pamundësu me bo punën e dytë ai është status, i merrë 170 euro që sduhet mi marrë 170, 500 duhet mi marrë se është status i fituar në kohë lufte. Por le të punon, të mos shkojë tek sektori privat atëherë me marrë pagën në të zezën, sepse ne ashtu e kultivojmë ekonominë e zezë. Të gjitha këto pare kur të shlirohen, akumulohen në buxhet pra kemi një rritje të buxhetit dhe në qoftë se ne e hapim portën dhe shtigjet e zhvillimit sepse këta i kanë mbyllë. Këta e kanë akumulu buxhetin i kanë ruajtë paret në sirtar dhe nuk i kanë shpenzuar”, tha Latifi.