Smajl Latifi del tek fabrika që u përfshi nga zjarri: Dëmet materiale janë të mëdha

Fabrika e plastikës në Rahovec u përfshi nga zjarri mëngjesin e sotëm. Dëmet që iu shkaktuan kësaj fabrike janë të mëdha, ndërsa sipas policisë për fat të mirë nuk pati ndonjë person të lënduar. Në lidhje me këtë zjarr është deklaruar edhe kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi. Latifi doli në vendin e ngjarjes nga ku…

Lajme

21/01/2025 10:58

Fabrika e plastikës në Rahovec u përfshi nga zjarri mëngjesin e sotëm.

Dëmet që iu shkaktuan kësaj fabrike janë të mëdha, ndërsa sipas policisë për fat të mirë nuk pati ndonjë person të lënduar.

Në lidhje me këtë zjarr është deklaruar edhe kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi.

Latifi doli në vendin e ngjarjes nga ku tha se dëmi i shkaktuar është në vlerë shumë të madhe,.

“Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, rreth orës 06:00, një zjarr ka kapluar fabrikën e plastikës “Ritupack” në Sapniq. Sapo jam njoftuar, menjëherë kam dalë në vendin e ngjarjes për të parë nga afër situatën dhe për të koordinuar veprimet. Shpreh keqardhjen time të thellë për këtë ngjarje të rëndë që ka prekur këtë biznes të rëndësishëm për komunën tonë! Fatmirësisht, nuk ka pasur dëme në njerëz, gjë që është një lehtësim i madh për të gjithë ne. Megjithatë, dëmet materiale janë të mëdha dhe ende nuk janë vlerësuar plotësisht. Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale të zjarrfikësve, zjarri është lokalizuar dhe është shmangur përhapja e tij në zonat përreth”, deklaroi ai.

Latifi ka falënderuar njësitë e emergjencave të cilët kanë ndërhyrë në këtë rast.

“Dua të shpreh mirënjohjen time për Njësinë e Zjarrfikësve të Rahovecit, si dhe për ndihmën e vyer të njësive të zjarrfikësve nga Gjakova, Prizreni dhe Malisheva, të cilët dëshmuan solidaritet dhe përkushtim të jashtëzakonshëm! Po ashtu, falënderoj Policinë e Kosovës për angazhimin e tyre në sigurimin e rendit dhe mbështetjen në menaxhimin e situatës!
Do të ofrojmë mbështetje për këtë biznes dhe do të bëjmë gjithçka që është në mundësinë tonë për të ndihmuar në përballimin e pasojave të kësaj fatkeqësie” shkruan Latifi në njoftim./Lajmi.net/