Slogani “Jo Negociata, Vetëvendosje”: Albulena Haxhiu thotë se “e kemi pasur fjalën për jo negociata pa parime”
Të gjithë e mbajnë mend një slogan të famshëm “Jo Negociata, Vetëvendosje”. Në fakt në të kaluarën, sa në pushtet ishin PDK, LDK e AAK, ky ishte slogani me të cilin Vetëvendosje, që tani është në pushtet kishte krijuar identitetin e saj duke refuzuar procesin e dialogut me Serbinë. Ndër kritikat më të mëdha që…

Lajme
Të gjithë e mbajnë mend një slogan të famshëm “Jo Negociata, Vetëvendosje”.
Në fakt në të kaluarën, sa në pushtet ishin PDK, LDK e AAK, ky ishte slogani me të cilin Vetëvendosje, që tani është në pushtet kishte krijuar identitetin e saj duke refuzuar procesin e dialogut me Serbinë.
Ndër kritikat më të mëdha që merr partia në pushtet sot, është qasja e saj në dialogun me Serbinë.
E ky ish-slogan i tyre, po ndryshohet dita-ditës. Këtë e dëshmoi edhe ministrja në detyrë, Albulena Haxhiu e cila në një emision së bashku me Sveçlën ku po flitet për 20-vjetorin e Lëvizjes Vetëvendosje, u pyet për sloganin “Jo Negociata, Vetëvendosje”.
Haxhiu tash thotë se e kanë pasur fjalën për Jo Negociata pa parime.
“Slogani i VV’së ka qenë “Jo Negociata, Vetëvendosje”, mirëpo ne në vazhdimësi kemi thënë jo negociata pa parime”, deklaroi Haxhiu në RTK.