Sllovenia njeh patentë-shoferët e Kosovës

Asambleja Nacionale e Republikës së Sllovenisë ka miratuar ligjin që mundëson njohjen zyrtare të patentë-shoferëve të lëshuar nga Republika e Kosovës, duke hapur rrugë për përdorimin e tyre të plotë në territorin slloven. Lajmin e bëri të ditur ministrja në detyrë për Punë të Jashtme dhe të Diasporës, Donika Gërvalla, e cila e cilësoi vendimin…

Lajme

25/11/2025 16:25

Asambleja Nacionale e Republikës së Sllovenisë ka miratuar ligjin që mundëson njohjen zyrtare të patentë-shoferëve të lëshuar nga Republika e Kosovës, duke hapur rrugë për përdorimin e tyre të plotë në territorin slloven.

Lajmin e bëri të ditur ministrja në detyrë për Punë të Jashtme dhe të Diasporës, Donika Gërvalla, e cila e cilësoi vendimin si një hap të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës dhe për komunitetin e madh të mërgimtarëve që jetojnë e punojnë në Slloveni, transmeton lajmi.net.

Sipas saj, njohja e patentë-shoferëve do të lehtësojë lëvizjen, procedurat administrative dhe integrimin e mëtejshëm të kosovarëve në këtë shtet anëtar të BE-së.

“Lajm i mirë për qytetarët tanë dhe mërgatën në Slloveni. Urime!”, shkroi ajo.

Vendimi pritet të hyjë në fuqi pas procedurave të rregullta ligjore në Slloveni./lajmi.net/