Sllovenia mposht Gjermaninë, arrin në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”

Kombëtarja e Sllovenisë në basketboll po tregon formë të lartë në Lojërat Olimpike "Tokyo 2020".

Sport

03/08/2021 08:41

Sllovenia e udhëhequr nga dyshja fantastike, Zoran Dragic dhe Luka Doncic po mahnit në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, transmeton lajmi.net.

Sllovenët këtë radhë mposhtën Gjemaninë me rezutlat të thellë duke u kualifikuar në gjysmëfinale.

Rezultati i çerekëve, Sllovenia – Gjermania: (25-14), (19-23), (22-17), (28-16).

Basketbollistët më të mirë për Slloveninë ishin, Zoran Dragic (27pk, 6kc, 4ast) dhe Luka Doncic (20pk, 8kc, 11ast).

Për Gjermaninë më të mirët ishin, Lo (11pk, 1kc, 2ast) dhe Giffey (10pk, 1kc, 0ast).

Rezultati përfundimtar, Sllovenia 94-70 Gjermania.

Sllovenia tani pret fituesin duelit, Australia/Argjentina për tu përballur në gjysmëfinale./Lajmi.net/

YouTube player