Sllovakia vendos ndalesë në importet e grurit ukrainas

Qeveria e Sllovakisë e ka miratuar të hënën një ndalesë në importet e grurit ukrainas dhe produkteve tjera ushqimore, pas një vendimi të ngjashëm të Polonisë dhe Hungarisë në fundjavë. Eksportet e grurit ukrainas kanë kaluar transit në Bashkimin Evropian dhe shtetet tjera, prej kur rrugët tradicionale në Detin e Zi janë bllokuar, si pasojë…

Lajme

17/04/2023 20:28

Qeveria e Sllovakisë e ka miratuar të hënën një ndalesë në importet e grurit ukrainas dhe produkteve tjera ushqimore, pas një vendimi të ngjashëm të Polonisë dhe Hungarisë në fundjavë.

Eksportet e grurit ukrainas kanë kaluar transit në Bashkimin Evropian dhe shtetet tjera, prej kur rrugët tradicionale në Detin e Zi janë bllokuar, si pasojë e luftës së nisur nga Rusia në Ukrainë.

Mirëpo, për shkak të arsyeve logjistike, gruri është magazinuar dhe ka ndikuar në ulje të çmimeve.

Krejt kjo situatë ka nxitur protesta të bujqve lokalë, të cilët kanë përmendur edhe shqetësimet për sigurinë, raporton REL.

“Sot, Qeveria e ka miratuar propozimin për të ndaluar importimin e disa produkteve bujqësore, dhe produkteve tjera ushqimore nga Ukraina”, ka thënë ministri sllovak i Bujqësisë, Samuel Vlcan.

Ndalesa do të zbatohet për disa ushqime si: gruri, sheqeri, pemët, perimet, verërat dhe mjalti.

Komisioni Evropian i ka kundërshtuar këto ndalesa, dhe ka thënë se nuk u takon shteteve anëtare që individualisht të bëjnë politika tregtare.