Sllamniku: Faton Hajrizi nuk mund të shpallet i vdekur deri në momentin që trupi i tij nuk i dorëzohet familjes

Konspiracionisti Arianit Sllamniku ka thënë se Faton Hajrizi nuk mund të shpallet i vdekur deri në momentin që trupi i tij nuk i dorëzohet familjes. Në një prononcim për lajmi.net, Sllamniku ka thënë se edhe vdekja e policit në Lloznicë e edhe vdekja e Faton Hajrizit është një inskenim nga inteligjenca serbe dhe BIA serbe. Ai…

Lajme

22/07/2024 16:00

Konspiracionisti Arianit Sllamniku ka thënë se Faton Hajrizi nuk mund të shpallet i vdekur deri në momentin që trupi i tij nuk i dorëzohet familjes.

Në një prononcim për lajmi.net, Sllamniku ka thënë se edhe vdekja e policit në Lloznicë e edhe vdekja e Faton Hajrizit është një inskenim nga inteligjenca serbe dhe BIA serbe.

Ai thotë se Faton Hajrizi nuk mund të shpallet i vdekur vetëm nga një deklaratë e ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë Ivica Daçiq.

Sllamniku ka kërkuar nga mediat që të jenë më vigjilente mbi atë se çfarë shkruajnë pasi që sipas tij nuk ka ende dëshmi për vdekjen e Faton Hajrizit.

“Derisa nuk sjellet trupi i tij para familjarëve nuk guxojmë me shpall të vdekur, në momentin që trupi i tij i dorëzohet familjarëve si i vdekur atëherë në rregull jemi”, ka thënë Sllamniku.

Ai ndër të tjera ka thënë se nëse ka dëshmi mbi vdekjen e Hajrizit duhet të sjellet në Kosovë dhe të varroset brenda shtetit, njëjtë siq u varrosën terroristët serb të vrarë në Banjskë në Serbi me nderime të larta. /Lajmi.net/