SlideRider i kthen shkallët tuaja në rrëshqitës

Një produkt i krijuar kohëve të fundit bënë që mëngjeset dhe vikendet e fëmijëve tuaj në shtëpi të jenë më mahnitëse. I quajtur SlideRider, ai i kthen shkallët tuaja në rrëshqitës të parkut.

Auto & Tek

25/05/2014 23:53

SlideRider, i dizajnuar nga Trisha Cleveland për fëmijë (edhe për të rritur), përmban disa shkallë të mbledhura rrëshqitëse, të cilat e transferojnë çdo shkallë të shtëpisë në rrëshqitës për vetëm disa minuta.

Cleveland punoi për ndërtimin e këtij rrëshqitësi me një ekip nga Quirky, një kompani e cila punon për të krijuar zbulime të reja dhe që e ndërtoi këtë prototip me ngjyrë të kuqe dhe të kaltërt.

SlideRider ka rrethoja të sigurisë për të parandaluar që fëmijët të hidhen nga shkallët dhe ta godasin dyshemenë në fund të rrëshqitjes.

Sipas CNET, Quirky është duke menduar që të prodhojë një rrëshqitës të ri më të avancuar për fëmijë dhe të rritur, pasi që ky është pëlqyer shumë nga ata.