‘Sky Sports News’: Messi qëndron te PSG
Gjithçka është e qartë sa i përket të ardhmes së Lionel Messi te Paris Saint-Germain.

Sport
‘Sky Sports News’ bën të ditur se Lionel Messi pritet të qëndrojë te PSG për së paku edhe një sezon, përcjell lajmi.net.
Argjentinasi pati telashe të plotësonte pritshmëritë në sezonin e parë në Ligue 1 dhe kjo rriti thashethemet për një largim të parakohshëm.
Gjithsesi, ai duket se do të qëndrojë dhe do të tentojë përsëri për një sukses në Evropë, me skuadrën e PSG.
Në anën tjetër, PSG mund ta lirojë Neymar nëse një ofertë solide arrin për të në zyrat e parisienëve. /Lajmi.net/