Sky Germany: Manchester City favorit për Haaland

Manchester City shihet si favoriti kryesor për të transferuar yllin e Borussia Dortmundit, Erling Haaland.

Sport

24/11/2021 15:00

“Qytetarët” duan me patjetër të transferojnë një sulmues në verë dhe tani janë duke bërë planet për verë, transmeton lajmi.net.

Ylli i Tottenham, Harry Kane ishte zgjedhja e parë, por ata u dorëzuan shkaku i çmimit që Spurs i vendosen në vlerë 150 milionë funte.

Sipas Sky Germany, Haaland tani është prioritet për Cityn dhe janë gati të paguajnë klauzolën e lirimit me vlerë 75 milionë euro.

Klauzola e Haaland bëhet aktive në verë, andaj gjiganti anglez nuk e ka problem ta kompletojë transferimin, në rast që arrihet marrëveshje me futbollistin.

Dortmund i kanë ofruar Haaland ngritje page nga 9 milionë euro në 18 milionë euro për vit, vetëm që të qëndrojë edhe për 12 muaj, ku synojnë t’ia largojnë klazuolën e lirimit, por përgjigja e lojtarit ka qenë negative.

Interesim për Haaland, kanë shprehur edhe top klubet e tjera evropiane, si Real Madrid, Barcelona, Manchester United, Liverpool dhe Bayern Munich./Lajmi.net