‘Sky’: Bayern Munich pas Sadio Mane

Bayern Munich kanë vënë në shënjestër yllin e Liverpool, Sadio Mane.

Sport

09/05/2022 18:45

Bavarezët duan të përforcohen për sezonin tjetër, pas një tjetër dështimi në Champions League dhe tashmë ka disa emra në listën e dëshirave.

Sipas raportimeve të ‘Sky Germany’, skuadra e Bayern Munich është vënë pas Sadio Mane të Liverpool, transmeton lajmi.net.

Ylli senegalez shihet si emri i duhur për të përforcuar repartin e sulmit, ku edhe mund të ketë largime.

Robert Lewandowski dhe Serge Gnabry të dy mund të largohen nga ‘Allianz Arena’ në fund të këtij sezoni.

Bayern nuk do të ketë punë të lehtë që ta largojë Manen nga ‘Anfield’. /Lajmi.net/