‘Sky’: Bayern i kërkon Barcelonës 60 milionë euro për kartonin e Lewandowski
Bayern Munich po vazhdon të hap telashet për transferimin e Robert Lewandowski.
Sport
Jo pa të drejtë, Bayern Munich i ka caktuar një çmim relativisht të lartë sulmuesit polak, Robert Lewandowski.
Sipas raportimeve të fundit nga ‘Sky Sport Germany’, bavarezët duan 60 milionë euro për kartonin e polakut, përcjell lajmi.net.
Te Bayern e kanë kuptuar se duhet ta shesin lojtarin, pasi qëndrimet e tij janë të qarta.
Gjithsesi, shuma e kërkuar mund të jetë problematike për katalanët.
Barca duhet të përmirësojë ofertën e saj të propozuar para disa ditësh. /Lajmi.net/