Skuadrat italiane nuk janë të gatshme të rifillojnë stërvitjet të hënën

Skuadrat prej më të mëdhave italiane kanë njoftuar se nuk do të jenë gati për rifillimin e sezonit.

Sport

15/05/2020 11:31

Milan, Inter, Napoli e Roma raportohet se nuk do të jenë të gatshme të rifillojnë stërvitjet grupore gjatë së hënës, situatë kjo që mund të përfshijë edhe skuadra të tjera.

‘Corriere della Sera’ raporton se katër top klubet kanë konfirmuar se përkundër që protokolli lejon stërvitjet në grup, ato nuk do të rifillojnë, transmeton lajmi.net.

Skuadra të tjera, si Torino, Hellas Verona, Brescia, Genoa dhe Sampdoria duhet të jenë në kategorinë e njëjtë.

Juve, Fiorentina e Atalanta janë të gatshme, por po presin të kuptojnë çfarë do të ndodhë me protokollin e propozuar nga FIGC.

Klubet po kontestojnë masat e vendosura nga FIGC dhe CTS, pa konsultimin me skuadrat. /Lajmi.net/