Skuadra të njohura evropiane pas Rodriguez të Milan

Everton i është bashkuar garës për shërbimet e Ricardo Rodriguez.

Sport

11/10/2019 17:15

Mbrojtësi i majtë i Milan, Rodriguez, ka përfunduar në radarin e skuadrës së Everton, nga Premierliga.

Rodriguez ka qenë pjesë kryesore e formacionit të Milan në dy sezonet e para, kur në vitin 2017 vinte nga Wolfsburg.

Gjithsesi, së fundmi, zvicerani ka gjetur vetën në bankën rezervë në tri ndeshjet e fundit, me Theo Hernandez që ka qenë i preferuari për titullarin, transmeton lajmi.net.

‘Calciomercato’ shkruan se 27 vjeçari po kërkohet edhe nga Borussia Dortmund, Schalke, por edhe nga Everton.

Lucas Digne duket sikur nuk ka qenë bindës në skuadër, dhe Everton po kërkon për një zëvendësues.

Mbetet të shihet nëse Rodriguez largohet nga Milan, dhe nëse po, kush do të fitojë nënshkrimin e tij. /Lajmi.net/