Skuadra e themeluar nga shteti s’njeh kundërshtarë, fiton ligën pa humbje – tifozët akuzojnë për manipulime
Një ekip futbolli në Turkmenistan ka bërë një debutim mahnitës në ligën më të lartë të vendit, duke fituar kampionatin kombëtar në sezonin e pare të saj. Por Arkadag nuk është një klub i zakonshëm. Ai u krijua nga ish-udhëheqësi autoritar, Kurbanguly Berdymukhamedov dhe posedon shumicën e ekipit kombëtar në radhët e tij, njoftojnë mediat…

Sport
Një ekip futbolli në Turkmenistan ka bërë një debutim mahnitës në ligën më të lartë të vendit, duke fituar kampionatin kombëtar në sezonin e pare të saj.
Por Arkadag nuk është një klub i zakonshëm. Ai u krijua nga ish-udhëheqësi autoritar, Kurbanguly Berdymukhamedov dhe posedon shumicën e ekipit kombëtar në radhët e tij, njoftojnë mediat e huaja, përcjell lajmi.net.
Raportimet thonë se tifozët e skuadrave të tjera kanë qenë shumë të zhgënjyer, duke pretenduar për manipulim ndeshjesh.
Berdymukhamedov, i cili drejtoi një shtet represiv dhe sekret, ia dorëzoi presidencën djalit të tij Serdarit vitin e kaluar.
Aktualisht është kryetar i parlamentit turkmen.
Ish-presidenti themeloi klubin Arkadag në prill dhe pas disa muajsh doli kampion në kampionatin elitar turkmen.
Skuadra nënshkroi me shumicën e lojtarëve më të mirë të rivalëve të saj përpara fillimit të sezonit.
Ajo fitoi të gjitha ndeshjet e ligës dhe fitoi vendin e parë në ligë, të dielën me katër ndeshje për të mbetur.
Ai dështoi vetëm një herë, në një ndeshje miqësore në Bullgari, duke barazuar 1:1 me skuadrën e kategorisë së dytë të Maqedonisë së Veriut, Besa Doberdoll./Lajmi.net/