Skuadra e Milanit po kompletohet, Mandzukic rikthehet në stërvitje

Sulmuesi i Milanit Mario Mandzukic është rikthyer në stërvitje me skuadrën.

Sport

07/04/2021 18:31

Lojtari po bëhet gati për t’u qenë në dispozicion për t’u përballur me Parmën të shtunën, përcjell lajmi.net.

Kroati u bashkua me Rossonerët si një agjent i lirë në janar, por që atëherë ka luajtur vetëm pesë ndeshje.

Ish sulmuesi i Juventusit humbi dhjetë ndeshjet e fundit me një dëmtim në muskuj dhe u kthye në stërvitje me pjesën tjetër të ekipit sot, njoftoi Milani.

“Një erë e fortë po frynte në Milanello këtë mëngjes, ku ekipi u takua pë para se të dilte në fushë për seancën e sotme. Paolo Maldini dhe Frederic Massara ishin gjithashtu të pranishëm në Milanello,” thuhet në njoftimin zyrtar të Milanit.

Sipas raportimeve të fundit në Itali, Rossonerët nuk janë të gatshëm të përdorin opsionin e tyre për të zgjatur kontratën e lojtarit, prandaj e ardhmja e Mandzukic në Milano mbetet në ajër./Lajmi.net/