Skoci, vagoni me fëmijë del nga binarët, bie nga lartësia 10 metra

Një aksident u regjistrua pasditen e sotme në një park lojërash në Skoci. Shtatë fëmijë mbetën të plagosur pasi një vagon i vendosur në lartësi për zbavitjen e fëmijëve u shkëput duke rënë në tokë. Ngjarja ndodhi në Skocinë qendrore, në parkun e lojërave në North Lanarkshire.

Bota

26/06/2016 19:02

Një vagon i “Tsunami Ride”, në të cilin kishin hipur 8-10 fëmijë doli nga binarët dhe ra nga një lartësi 10 metra. Menjëherë në vendin e ngjarjes shkuan ambulancat dhe ekipi i zjarrfikësve për të nxjerrë fëmijët e bllokuar.

Parku u evakuua menjëherë. Një incident i ngjashëm është shënuar në të njëjtin vagon në vitin 2011. Në atë kohë, nëntë fëmijë u bllokuan për tetë orë në vagonin, i cili kishte mbetur në lartësinë 20 metra.