Skijim në Dubai: Pista më e madhe e lëshimit me ski në vendin me temperaturë +40C |FOTO|

Premtojnë se kjo do të jetë pista e lëshimit me ski, më e madhja që bota ka parë ndonjëherë, Dubai paralajmëroi se gjatësia e pistës do të jetë 1.2 km.

Fun

06/08/2015 14:55

Projekti i ri i cili është pjesë e një skeme shumë më të madhe ‘Mejdan 1’, ku do të ndërtohet gjithashtu edhe ndërtesa më e lartë e banimit 711 metra, një fontanë vallëzuese e cila ngritet lartë sa gjysma e ndërtesës, një qendër tregtare gjigande dhe pjesë të tjera të cilat do t’i lënë të gjithë pa frymë, përveç që do të jenë më të mëdhatë në llojin e tyre.

Dhe për të mposhtur ndërtesën ‘Burj Khalifa’ sa i përket formës projekti i ri premton se do të ofrojë një hapësirë observimi, duke e mposhtur gjithashtu ‘Burj Khalifan’e cila e ka atë në 555 metra lartësi, dhe kjo e ndërtesës së re do të jetë në 655 metra lartësi. Dhe sikur kjo nuk mjaftonte, ajo do të ketë një restoran në lartësinë 675 metra nga toka.

Por, me siguri se e gjithë kjo do të ketë një çmim shumë ekstravagant, shumë e cila do të mund ta nxirrte nga varfëria edhe ndonjë vend të shkatërruar nga lufta, kostoja parashihet të arrijë shumën 6.8 – 8.1 miliard dollarë.
Ky kompleks do të akomodojë 78.000 banorë dhe gjithashtu do të ketë 300 metra plazh privat. /lajmi.net

 

55c2106cc46188fb5f8b457a 55c21084c46188fc5f8b4580 4987