Skerdi jep një detaj të rëndësishëm rreth projektit të ri

Skerdi nuk ka të ndalur.

ShowBiz

01/08/2020 22:29

Skerdi nuk di të ndalet, pas një seri projektesh gjatë këtyre muajve të fundit, reperi njofton se kënga e radhës do të publikohet për pak ditë, shkruan lajmi.net.

Këngëtari nga Shqipëria i cili mendohet se ka bashkëpunuar me Gent Fatalin për projektin e ri, përmes një postimi të bërë në Instagram, njoftoi se video-projekti i radhës publikohet shumë shpejt.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë Skerdi në bashkëpunim me Samantan kishin lansuar videoklipin ‘NKN’ i cili tash numëron miliona klikime. /Lajmi.net/