Skënderajasi që fle trenave të Lodnrës, të mbledhë para për shërimin e vajzës

Ali Haliti nga Pokleku i Skenderajt, ka tre muaj që ka shkuar në Angli, me pretendimin që të arrijë të sigurojë para për shërimin e vajzës së tij, që vuan nga epilepsia. 

Lajme

04/01/2015 21:58

Duke e parë që shteti nuk po arrin që të ja sigurojë paratë për shërimin e vajzës, Aiu ishte detyruar të marrë rrugën e emigrimit ilegal. 

Ai, sipas një emigranti tjetër, me emrin Yll Latifi, që ka postuar njoftimin në Facebook, ka shkuar në Londër para tre muajve, ku po punon gjatë natës në të “zezë” te një shqiptar tjetër, ndërsa gjatë ditës gjumin e bënë nëpër trena. 

Sipas Latifit, Aliu kishte shkuar në Ambasadën e Kosovës në Angli, ku kishte kërkuar që të ndihmohet për t’u kthyer në Kosovë, por përgjigja që kishte marrë, ka qenë: Nuk kemi para, kthehu me kamiona ashtu siç edhe ke ardhur këtu. (lajmi.net)

Në foto postimi i Yll Latift: