Skenderaj, tentojnë ta vrasin pas një mosmarrëveshje të mëhershme

Policia e Kosovës në Skenderaj, ka arrestuar dy persona të dyshuar meshkuj K-Shqiptar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje të mëhershme kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull Shqiptar.

Lajme

25/10/2015 22:25

Siç thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në raport thuhet se njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar një Revole “TT” me një karikator që dyshohet të jetë përdorur në rast, ndërsa një revole tjetër dyshohet se gjendet në automjetin e të dyshuarit i cili ishte i mbyllur.

Vetura, siç njofton policia është nën mbikëqyrje policore, ndërsa me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.