Skenderaj ndryshe nga komunat tjera, qytetarët respektojnë distancën teksa presin në radhë
Në tërë Kosovën është shkaktuar tollovi e madhe sot për marrjen e asistencës sociale.
Lajme
Qytetarët e Kosovës gjatë mëngjesit të së martës i janë drejtuar pikave të ndryshme për të marrë asistencën sociale.
Kjo ka bërë që ta rrezikojnë shëndetin e tyre dhe në këtë mënyrë përhapja e koronavirusit është shumë e madhe, pasi që në shumë qytete tollovia ka qenë shumë e madhe dhe nuk është mbajtur distanca e propozuar nga IKSHPK.
Në fotografitë që kanë ardhur në adresë të lajmi.net, shihet se në qytetit e Skenderajt për mbajtje të distancës është përkujdesur edhe Policia e Kosovës.
Nuk dihet nëse në fillim kishte tollovi apo jo mirëpo, në Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Klinë, Gjilan, Mitrovicë e në shumë qytete të tjera është parë tollovi e madhe nëpër pikat e postës për të marrë asistencën sociale. /Lajmi.net/