Skender Potera fiton garën e fundit për këtë vit në Drag Race

Skender Potera ka arritur të zë vendin e parë në garën e fundit për këtë vit në Drag Race. “Gogi” me Audi TT RS, pati një kohë prej 08:158 sekonda dhe arriti një shpejtësi mesatare prej 295.5 kilometra në orë. “Jam i kënaqur me fitoren dhe garën në përgjithësi, pasi ishte organizim i mirë, pjesëmarrje…

Auto & Tek

02/10/2023 15:52

Skender Potera ka arritur të zë vendin e parë në garën e fundit për këtë vit në Drag Race.

“Gogi” me Audi TT RS, pati një kohë prej 08:158 sekonda dhe arriti një shpejtësi mesatare prej 295.5 kilometra në orë.

“Jam i kënaqur me fitoren dhe garën në përgjithësi, pasi ishte organizim i mirë, pjesëmarrje e kënaqshme dhe rrjedhë e mirë e garës. Sa i përket kohës që e pata sot, është e arsyeshme duke marrë parasysh se kisha defekt në makinë, por dihet që unë synoj gjithmonë të përmirësoj kohën dhe shpresoj të arrij deri në 7.5 sekonda”, ka thënë Potera pas fitores për faqen zyrtare të FASK-ut.


Në divizionin AWD, Leutrim Isufi triumfoi në Klasën 9 dhe Ilir Shabani në Klasën 10.

Në Dizionin FWD më i shpejti ishte Labinot Syla, i cili me Opel Corsa fitoi në Klasën 10, njëherësh vendosi rekord në këtë divizion./Lajmi.net/