Skender Hyseni: Kjo është e vërteta pse Shpejtim Bulliqi nuk është në Listën Zgjedhore të LDK-së!
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni në emisionin “Magazina Zgjedhore” në Klan Kosova ka folur edhe përjashtimet në LDK.
Lajme
Ai duke e komentuar mospërfshirjen e Shpejtim Bulliqit në listën e LDK-së, për shkak të qëndrimeve të tija kundër demarkacionit, tha se kjo është çështje e degës.
“Degat i propozojnë kandidatët për deputetë. Ju duhet t’i pyesni degët, në këtë rast degën e Podujevës”, tha ai.
Sipas tij, ai është propozuar nga dega e tretë e LDK-së në Prishtinë.