Skender Hyseni e Hashim Deshishku, pak vota për deputet
Disa prej figurave të larta të Lidhjes Demokratike të Kosovës mund të ndahen të zhgënjyer me rezultatet e votimit të 8 qershorit.

Lajme
Sipas disa informatave që kanë filluar të qarkullojnë brenda kësaj partie dhe të cilat i referohen numrit të votave nga qendrat e votimeve nëpër terren, Skender Hyseni, Hashim Deshishku dhe disa të tjerë janë në rrezik që të mos kenë numër të mjaftueshëm të votave për të hyrë në Kuvend. Ndërsa, Sabri Hamiti, sipas informacioneve të fundit, ka arritur të marrë vota për të marrë edhe një mandat deputeti.
Sipas të njëjtave burime, këta kandidatë kanë numër shumë të vogël të votave edhe në disa qendra të mëdha, ku LDK-ja ka marrë numër të madh të votave.
Po ashtu, edhe në komuna tjera numri i votave për këta kandidat është shumë i vogël.
Burimi e ka marr vetëm një shembull, duke thënë se në Gjakovë LDK i ka mbi 5,000 vota, por Sabri Hamiti ka marrë vetëm 324, ndërsa Hashim Deshishku vetëm 149 vota. /Gazeta Blic/