Skenat në klipin e Rinës të ngjashme me kampanjën e grimeres me famë botërore

Rina Balaj ka pak kohë që ka publikuar duetin me Adelina Ismailin.

ShowBiz

28/06/2019 23:28

Rina Balaj solli këngën “Qikat” në duet me divën e muzikës shqiptare, ndërsa kësaj kënge ia shoqëruan edhe videoklipin, shkruan lajmi.net.

Në një prej skenave të klipit, Rina shfaqet e veshur tërësisht në të kuqe dhe vjen me lëvizje tejet provokuese.

Por, këto lëvizje i kemi parë kohë më parë në një video të grimeres së famshme amerikane, Nikita Dragun.

Nikita videon e kishte realizuar vitin e kaluar në kuadër të reklamës për produktet e grimit “Morphe”.

Për ndryshe, kjo këngë e dy artisteve shqiptare rezultoi shumë e suksesshme, ndërsa Rina sot publikoi duetin e ri me Blake. /Lajmi.net/

YouTube player

https://www.instagram.com/p/BjFzXQtHUNd/?igshid=1xfhrx2qhtisd&fbclid=IwAR2QqQ5sMlMw6bz9f6qUIw0fzDHYzAxPLUxtzJ2oSq5dyByxHedBqLQLZiQ