“Skenari: E premte, 10.04.2026, ora 10:00” – Deputeti i VV-së pranon email se si duhet të votohet sot
Po vazhdon seanca e Kuvendit. Deputetët e VV-së synuan të fusin në rend dite edhe disa projektligje, por dështuan. Megjithatë, përfaqësuesit e partisë në pushtet që janë në Kuvendin e Kosovës, po shihen si makineri të votimit. Në disa mesazhe që ka kapur Nacionale nga Kuvendi i Kosovës, shihet se si deputetëve të Vetëvendosjes u…
Lajme
Po vazhdon seanca e Kuvendit.
Deputetët e VV-së synuan të fusin në rend dite edhe disa projektligje, por dështuan.
Megjithatë, përfaqësuesit e partisë në pushtet që janë në Kuvendin e Kosovës, po shihen si makineri të votimit.
Në disa mesazhe që ka kapur Nacionale nga Kuvendi i Kosovës, shihet se si deputetëve të Vetëvendosjes u dërgon skenari për secilën seancë.
Për secilën pikë, në cilën duhet të votojnë për, e në cilën duhet të veprojnë ndryshe.



Kjo shihet në një komunikim në telefonin e deputetit të VV-së, Fahrush Rexhepi.
“Skenari: E premte, 10.04.2026, ora 10:00”, thuhet në hyrje të Emailit.
Më pas, për secilin projektligj, deputetët e VV-së udhëzohet si të votojnë.
Kjo është dëshmuar edhe herave të kaluara kur ishin kapur mesazhe se si Dejona Mihali ua shkruan edhe fjalimet deputetëve të VV-së.
Në këtë seancë, propozim i PDK-së për Rezolutës për mbrojtjen e së vërtetës historike të luftës në Kosovë 1998–1999”, me 86 vota për u votua që të dal si pikë e parë e rendit të ditës.
Edhe propozimi i LDK-së për ngritjen e çmimeve ka marr 81 vota për që të trajtohet në pikat e para të rendit të ditës.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës ka bllokuar vendin përmes, siç tha ai, prodhimit të krizave të njëpasnjëshme.
“Prej kur u votua Qeveria e Kosovës, me këtë kabinet i cili përbëhet prej 19 ministrive, zëvendësministra, pastaj i ka 21 anëtarë të kabinetit të gjithë këta zëvendëskryeministrat e kështu me radhë, deri tek struktura e saj. Ajo që është një përfundim i përbashkët, edhe për Qeverinë, edhe për Kuvendin besoj, është se kjo Qeveri e ka blloku Kosovën. E ka blloku Kosovën prej prodhimit të krizave të njëpasnjëshme. A ka logjikë me funksionu një qeveri që dy muaj, pa një program politik, pa një program qeverisës, pa një diskutim për politikat qeverisëse publike, të cilat qytetari i Kosovës do t’i dëgjonte, e ne si përfaqësues të tyre duhet me debatu me ta”, tha ai.