“Skandaloze” – Çitaku reagon keq ndaj Gërvalles: Si ti flasin vetëm kryediplomatët e vendeve totalitare

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku i ka reaguar ministres së Jashtme Donika Gërvalla, pas deklaratës së saj që Perëndimi duhet ta ndryshojë strategjinë dhe të dërgojë diplomatë të tjerë në Ballkan. Çitaku ka thënë se në këtë formë deklarohen vetëm ministrat e punëve të jashtme të vendeve totalitare. “Skandaloze. Vetëm ministrat…

Lajme

22/06/2023 10:35

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku i ka reaguar ministres së Jashtme Donika Gërvalla, pas deklaratës së saj që Perëndimi duhet ta ndryshojë strategjinë dhe të dërgojë diplomatë të tjerë në Ballkan.

Çitaku ka thënë se në këtë formë deklarohen vetëm ministrat e punëve të jashtme të vendeve totalitare.

“Skandaloze. Vetëm ministrat e punëve të jashtme nga vendet totalitare deklarohen në këtë mënyrë për diplomatët evropianë dhe amerikanë”,ka shkruar Çitaku në Facebook.

Ministrja Gërvalla, ka kërkuar që Perëndimi të ndryshojë strategjinë e tij, të dërgojë diplomatë të tjerë në Ballkan dhe të mbajë një qëndrim më të ashpër karshi Serbisë.