Skandaloze: Ambasada e Shqipërisë në Kosovë s’e ndal ceremoninë, kremtohet me verë 107 vjetori i pavarësisë

E gjithë popullata në Kosovë është mobilizuar sot për të ndihmuar personat që  u prekën nga tërmetet e njëpasnjëshme në Shqipëri.

Lajme

26/11/2019 19:11

Por kështu nuk ndodhi me ambasadën e Shqipërisë në Kosovë, shkruan lajmi.net.

Në Prishtinë, pavarësisht rrethanave, ku mbi 20 persona humbën jetën e qindra të tjerë u plagosën,  u mbajt ceremonia e 107 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Kjo ceremoni u mbajt edhe nën shoqërimin e verës e pijeve tjera, pavarësisht tragjedisë që ngjau në Shqipëri.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj si dhe lideri i VV-së, Albin Kurti. /Lajmi.net/