Skandalizon përkrahësi i VV-së: UÇK është bërë pengesa më e madhe e shtetndërtimit, Kosova po merr frymë më lirshëm me krerët e UÇK-së në Hagë
Përkrahësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Samir Potera, ka skandalizuar me një postim në rrjetet sociale, ku ka sulmuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës duke e quajtur “pengesën më të madhe të shtetndërtimit”. Në reagimin e tij, Potera ka shkruar se “Kosova po merr frymë më lirshëm me krerët e UÇK-së në Hagë”, duke shtuar se vendi është…

Lajme
Përkrahësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Samir Potera, ka skandalizuar me një postim në rrjetet sociale, ku ka sulmuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës duke e quajtur “pengesën më të madhe të shtetndërtimit”.
Në reagimin e tij, Potera ka shkruar se “Kosova po merr frymë më lirshëm me krerët e UÇK-së në Hagë”, duke shtuar se vendi është më i sigurt dhe më pak i kriminalizuar.
Ai madje thekson se “është dashur të jenë edhe më shumë” ish-krerë të UÇK-së në proces gjykimi. “UÇK është bërë pengesa më e madhe e shtetndërtimit. Ka mbetur strehë e fundit e keqbërësve. Nuk kam si ta them ndryshe, kur është kështu”, ka shkruar Potera në postimin e tij.
Samir Potera njihet për publikimet e tij të shpeshta kundër figurave të ndryshme politike dhe përkrahjen që i jep Lëvizjes Vetëvendosje, madje shpeshherë ka publikuar edhe foto me zyrtarë të saj, përfshirë edhe deputeten Fitore Pacolli.