Skandali me votat në Deçan thellohet, ndalohet edhe një kryesuese
Rasti që lidhet me procesin e numërimit të votave në komunën e Deçanit po zgjerohet me masa të reja nga organet e drejtësisë. Prokuroria e Shtetit ka ndaluar për 48 orë edhe një kryesuese, e cila dyshohet për përfshirje në këtë çështje. Ndalimi është bërë me urdhër të prokurorit të shtetit. Lajmin e ka konfirmuar…
Lajme
Rasti që lidhet me procesin e numërimit të votave në komunën e Deçanit po zgjerohet me masa të reja nga organet e drejtësisë.
Prokuroria e Shtetit ka ndaluar për 48 orë edhe një kryesuese, e cila dyshohet për përfshirje në këtë çështje. Ndalimi është bërë me urdhër të prokurorit të shtetit.
Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili ka sqaruar se brenda afatit ligjor do të ndërmerren hapat e radhës proceduralë.
“Është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit edhe një kryesuese për rastin e procesit të numërimit të votimeve në Deçan. Brenda afatit ligjor, prokurori i shtetit do të parashtrojë kërkesë për sigurimin e prezencës në procedurë penale,” ka deklaruar Nikçi./lajmi.net/