Skandali me mishin e prishur, deputetët kërkojnë nga kryeministri masa ndaj zyrtarëve të AUV-it

Deputetë e Kuvendit të Kosovës, kanë miratuar me 76 vota për  rekomandimet e dala nga debate parlamentar lidhur me skandalin e mishit të importuar në Kosovë nga Brazili.

Lajme

26/04/2018 15:15

Deputetja e PDK-së si inicuese e debatit së bashku me Drtion Çaushin nga Grupi i Deputetëve të Pavarur ka paraqitur disa nga rekomandimet, ku në mesin e tyre i kërkohet kryeministrit Haradinaj të marrë masa ndaj udhëheqësve të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë

Rekomandimet janë:

Kryeministri të marrë masa adekuate ndaj përgjegjësve bordit dhe menaxhmentit të AUVK-së;

Organet e drejtësisë të fillojnë menjëherë hetime përgjegjëse publike dhe subjekteve private që sjellin në treg produkte të dyshimta’

Të bëhet mbështetje më e madhe buxhetore për AUVK-në për konsolidimin e saj me pajisje të laboratorëve, pajisjen e inspektorëve me kamera personale për ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe shtimin e stafit me inspektor;

Në funksion të rritjes së transparencës AVUK të pasqyrojë të gjitha të dhënat e veprimtarisë së inspektorëve në baza ditore;

Të rishtohet legjislacioni përkatës që saktëson periudhat kohore minimale para skadimit të afatit të përdorimit të produkteve ushqimore që importohen në Kosovë;

Të rritet mbështetja financiare për masat mbështetjes së programit për zhvillim rural që rritë prodhimin vendor./Lajmi.net/