Skandali i zhdukjes së 1300 kontenierëve, nisin hetimet në Shqipëri

Nisin hetimet edhe në Shqipëri për skandalin e zhdukjes së 1300 kontenierëve me lëndë kimike të zhdukura në territorin e vendit tonë.

Lajme

03/03/2017 10:25

Burime nga prokuroria thanë për SYRI.net se pas shkrimeve të mediave italiane dhe atyre shqiptare është hapur një çështje kryesisht si dhe prokuroria ka nisur verifikimin e informacionit të bërë publik në media.

Sipas medias italiane, prokuroria e Antimafias në Romë ka nisur hetimet në lidhje me zhdukjen e 1300 kontenierëve me lëndë kimike. Sipas medias italiane, pikërisht kreu i kësaj prokurorie, Franco Roberti në vizitën e tij në Tiranë ka diskutuar për këtë çështje.

Por Prokuroria e Përgjithshme mohoi fillimisht të jetë biseduar për këto kontenierë, ndërsa tani kanë nisur verifikimet në lidhje me denoncimet publike të bërë në media.