Skandal te Kombëtarja

Edhe njëherë tjetër, Federata e Futbollit të Shqipërisë po përballet përsëri me biletat në treg të zi, për ndeshjen kundër Armenisë, të dielën.

Sport

28/03/2015 11:32

Federata e Futbollit të Shqipërisë po përballet përsëri me biletat në treg të zi, të cilat për ndeshjen kundër Armenisë po shiten katër herë më shtrenjtë.

Sipas informacioneve të fundit, mijëra bileta kanë rënë në duart e matrapazëve, të cilët po i shesin shumë më shtrenjtë veçanarisht për tifozët shqiptar nga Kosova, shkruan Gazetaolle.com.

Gjithsesi, Federata e Futbollit të Shqipërisë ka reaguar zyrtarisht duke thënë se ajo e ka bërë maksimumin për t’i evituar problemet e tilla.