Skandal në Serbi: Qeveria po i fsheh parat e dërguara për strukturat paralele në Kosovë

Në Serbi po ngritët në shqetësim lidhur me fondet dhe buxhetin që qeveria e këtij vendi e dërgon për serbët e Kosovës dhe strukturave paralele.

Lajme

09/03/2016 16:33

Në një shkrim të mediumit serb, Insajder.net, shkruhet se edhe sot nuk dihet se si po shpenzohen parat të dedikuara për Kosovë.

Nga dokumentet e grumbulluara nga vitet e fundit, insajder.net tregon se në periudhën prej dy vjetëve, nga evidencat zyrtare, dy ministrat e caktuar për të udhëhequr dikasteret për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, kanë humbur shumë para.

Brenda katër vjetëve, vetëm në 12 nisma nga ministritë dhe zyrat për Kosovës, janë shpenzuar rreth 140 milionë euro.

Sipas këtij shkrimi, Ministria e Punëve të Brendshme dhe për energjetikë, kanë humbur miliona euro.

Siç shkruan Insajder, për ta përcjellur këtë situatë në periudhën nga viti 2012 deri më tani, para një muaji, kanë bërë kërkesë që të marrin të dhëna nga Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë. Bëhet e ditur se shpenzimet për Kosovën, nga viti në vit ose janë zvogëluar ose kanë qenë të njëjta, transmeton lajmi.net.

Ministria e Energjetikës dhe Minierave në përgjigjen ndaj një shkrimi të insajder-it, kanë bërë të ditur se nga viti 2012 deri në 2015, nuk kanë dhënë fare para për Kosovën. Por, të dhënat të cilat ky medium i ka siguruar para dy vjetëve, tregojnë komplet të kundërtën, transmeton lajmi.net.

Atëherë thuhej se në fushat e minierave dhe energjetikës, gjatë vitit 2012 dhe 2013, për Kosovën janë ndarë 238 mijë euro.

Dy ministri, megjithatë, aktualisht deklarohen se nuk kanë mjete të ndara për Kosovën, apo se nuk janë dërguar para në Kosovë që nga viti 2012 e deri më tani.

Por në të dhënat që insajder i ka siguruar para dy vjetëve, thonë diçka tjetër, ku thuhet se për Kosovën, vetëm gjatë viteve 2012 dhe 2013, këto ministri i kanë ndarë milionat.

Shumë më interesante paraqitet situata në MPB-në e Serbisë. Në përgjigjet e kësaj ministrie, thuhet se policia nuk posedon të tilla të dhëna për para që janë dërguar në Kosovë.

Megjithatë, në një dokument zyrtar të vitit 2014 të kësaj ministrie, thuhet se vetëm gjatë vitit 2012 dhe 2013 për Kosovë janë ndarë 22.8 milionë euro dhe, nuk dihet se si tash ata përgjigjen se nuk i kanë këto të dhëna. /lajmi.net