Skandal: Faruk Mujka i VV-së largon nga puna veteranin e UÇK-së që e kritikoi publikisht Fitore Pacollin

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Pllashniku, është larguar nga vendi i tij i punës në ndërmarrjen publike “Ibër-Lepenc”, pasi publikisht, në “katër sy” e akuzoi për hajni deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli. Vendimi për largimin e Pllashnikut është marrë nga Faruk Mujka, në cilësinë e Kryeshefit Ekzekutiv të ndërmarrjes, raporton analisti Lirim…

Lajme

31/07/2025 18:45

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Pllashniku, është larguar nga vendi i tij i punës në ndërmarrjen publike “Ibër-Lepenc”, pasi publikisht, në “katër sy” e akuzoi për hajni deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli.

Vendimi për largimin e Pllashnikut është marrë nga Faruk Mujka, në cilësinë e Kryeshefit Ekzekutiv të ndërmarrjes, raporton analisti Lirim Mehmetaj, transmeton lajmi.net

Ky veprim ka nxitur reagime të ashpra në opinionin publik, sidomos nga analisti Lirim Mehmetaj, i cili e ka quajtur këtë një skandal të rëndë që cenon të drejtat e luftëtarëve të lirisë.

Sipas Mehmetajt, Pllashniku nuk bëri tjetër veçse e quajti deputeten Pacolli “hajneshë e paskrupullt”, duke e akuzuar për abuzim me paranë publike për interesa familjare. Analisti shpreh indinjatë për faktin që një ish-ushtar i UÇK-së largohet nga puna për një mendim të lirë, ndërkohë që, sipas tij, vendimet merren nga persona me të kaluar të dyshimtë.

“Veterani i luftës largohet nga puna për shkak se e tha të vërtetën për një përfaqësuese të pushtetit. Ndërkohë, Faruk Mujka, për të cilin është raportuar se iu gjetën para të vjedhura nën jastëk, merr vendime që diktojnë jetën e qytetarëve të lirë,” shkruan Mehmetaj.

Postimi i plotë:

Skandal: Veteranin e luftës që i tha Fitore Pcolli hajneshë e largon Vetëvendosja nga vendi i punës

Veteranin e luftës, Agim Pllashnikun, e kanë larguar nga vendi i tij i punës në ndërmarrjen “Ibër-Lepenci”.

Vendimin për largimin e tij e ka marrë Faruk Mujka, në cilësinë e Kryeshefit Ekzekutiv.

Largimi i tij nga puna vjen pasi ai i tha Fitore Pacollit, atë çka ajo është, një hajneshë e paskrupullt që paratë e popullit i abuzon me familjarët e vet.

A jeni ka e kuptoni skandalin?

Në Kosovën e lirë e të pavarur, anëtari i partisë së Mira Markoviçit, gruas së Slobodan Millosheviç-it, Faruk Mujka, hajduti që iu gjetën paratë e vjedhura nën jastëk, e largon nga puna luftëtarin e lirisë.

Deri kur shqiptarët e ngratë kanë me leju që servilët e Milloshit me ua diktu jetën në Kosovën e lirë.

A ka mbet trohë dinjiteti në këtë popull që lejon abuzimin me ish ushtar të UÇK-së për qejfe personale perverse të Faruk Serbofilit.

Nëse kemi me leju me u ri-vendos ky standard ku shërbëtorët e kasapit serb me na e përcaktu jetën në shtetin e lirë, atëherë kjo është ma keq se robëri, kjo atëherë është përzgjedhje me jetu si skllevër të gubanave të Albin Strujës./lajmi.net/

Skandal: Veteranin e luftës që i tha Fitore Pcolli hajneshë e largon Vetëvendosja nga vendi i punës

Veteranin e…

Posted by Lirim Mehmetaj on Thursday, July 31, 2025