S’ka oferta për Çalhanoglun, Maldini mund ta ulë propozimin për rinovimin e kontratës

Hakan Çalhanoglu nuk ka oferta të tjera.

Sport

18/06/2021 14:43

Sipas “Tuttosport”, mesfushori turk i Milanit, Hakan Çalhanoglu aktualisht nuk ka oferta tjera dhe mund ta pranojë ofertën e Milanit për zgjatjen e kontratës, transmeton lajmi.net.

Por, Drejtori sportiv, Paolo Maldini ka në mendje një plan tjetër.

Tani, Milani është gati t’i ofrojë pagë 4 milionë euro në muaj, gjë që mund ta pranojë Çalhanoglu por është shumë më pak se ajo çfarë pretendonte fillimisht turku.

Sidoqoftë, çështja e Çalhanoglut pritet të zgjidhet pas Kampionatit Evropian./Lajmi.net/