S’ka meç me Chisoran – Fury njofton se është pensionuar nga boksi

Kampioni i peshave të rënda në boks, Tyson Fury, e ka njoftuar pensionimin nga sporti që i arriti majat me të. Përmes një postimi në rrjetin social, Twitter, Gypsy King, tha se është koha të largohet, duke i falënderuar të gjithë mbështetësit e tij. “Faleminderit të madh për të gjithë ata që patën një kontribut…

Sport

12/08/2022 13:30

Kampioni i peshave të rënda në boks, Tyson Fury, e ka njoftuar pensionimin nga sporti që i arriti majat me të.

Përmes një postimi në rrjetin social, Twitter, Gypsy King, tha se është koha të largohet, duke i falënderuar të gjithë mbështetësit e tij.

“Faleminderit të madh për të gjithë ata që patën një kontribut në karrierën time gjatë viteve dhe pas bisedave të gjata të vështira, më në fund vendosa të largohem dhe në ditëlindjen time të 34″, tha ai.


Në fillim të kësaj jave, Fury konfirmoi rikthimin e tij në sport dhe emëroi Isaac Lowe si trajnerin e tij të ri për një luftë rikthimi kundër Derek Chisora.

Gjithsesi, e tëra kjo mbeti një planifikim që, me sa duket, nuk do të realizohet.

Siç dihet, Fury nuk flet për herë të parë për largimin nga boksi. Ai këtë gjë e paralajmëroi edhe disa herë të tjera në të shkuarën, mirëpo prapë nuk i rezistoi tundimit që ky sport i dha për t’u ndeshur sërish. /Lajmi.net/