S’ka marrëveshje mes komunës së Prishtinës dhe “Pastrimit”
Ka përfunduar pa marrëveshje takimi mes përfaqësuesve të ndërmarrjes “Pastrimi” dhe komunës së Prishtinës. Dy palët nuk kanë arritur të gjejnë një gjuhë të përbashkët për të zgjidhur situatën, shkruan lajmi.net Lajmi.net ka arritur të siguroi listën e kërkesave që sindikata e punëtorëve të KRM “Pastrimi” ia paraqiti komunës. Kërkesat e sindikatës së KRM “Pastrimit”…

Lajme
Ka përfunduar pa marrëveshje takimi mes përfaqësuesve të ndërmarrjes “Pastrimi” dhe komunës së Prishtinës.
Dy palët nuk kanë arritur të gjejnë një gjuhë të përbashkët për të zgjidhur situatën, shkruan lajmi.net
Lajmi.net ka arritur të siguroi listën e kërkesave që sindikata e punëtorëve të KRM “Pastrimi” ia paraqiti komunës.
Kërkesat e sindikatës së KRM “Pastrimit” për komunën e Prishtinës janë: Pagesa e borxhit pesë mujor, nënshkrimi urgjent i kontratës bazike, zgjidhja e statusit të ndërmarrjes, ndërprerja e kontratave me operatorët privatë, konstituimi i detyrueshëm me KRM “Pastrimi” dhe respektimi i dinjitetit dhe të drejtave të punëtorëve.
Greva e nisur nga punëtorët para komunës së Prishtinës pritet të vazhdoj deri në arritjen e një marrëveshje./lajmi.net/