S’ka konstituim të Kuvendit as në përpjekjen e nëntë- Vetëvendosje me propozim për votim të fshehtë për Haxhiun
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sot sërish për të zhvilluar seancën e radhës konstituive. Sot ishte përpjekja e nëntë për të konstituar Kuvendin e Kosovës- tentim ky i dështuar sërish. Në seancën e sotme të pranishëm ishin 109 deputetë, e të cilat nuk arritën të bënin asnjë zgjidhje për zhbllokimin e kuvendit. Me…

Lajme
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sot sërish për të zhvilluar seancën e radhës konstituive.
Sot ishte përpjekja e nëntë për të konstituar Kuvendin e Kosovës- tentim ky i dështuar sërish.
Në seancën e sotme të pranishëm ishin 109 deputetë, e të cilat nuk arritën të bënin asnjë zgjidhje për zhbllokimin e kuvendit.
Me të nisur seancë, kryesuesi i seancës, Avni Dehari deklaroi se janë bërë disa përpjekje radhazi për të konstituar kuvendit, por ishin të dështuar.
Pas kësaj, Avni Dehari në një mënyrë krejt të befasishme deklaroi se votimi për Kryetar të Kuvendit do të bëhet në mënyrë të fshehtë.
Ai tha se duhet votuar për një komision që më pas mundëson votimin e fshehtë.
E këtë formë të votimin nuk e përkrahën partitë e tjera politike.
Kjo formë u kundërshtua hapur dhe nga partitë politike në vend si PDK, LDK dhe AAK thanë se kjo është arbitrare dhe shkelje e kushtetutës.
Edhe për herë të shtatë radhazi emri i Albulena Haxhiut nuk u bë Kryetare e Kuvendit.
Anipse nuk u propozua siç duket Vetëvendosje tentoi në mënyrë tjetër që të zgjedhë haxhiun në krye të Kuvendit, tendencë kjo e dështuar.
Pas kësaj, kryesuesi Dehari njoftoi se ndërpritet seanca për t’u vazhduar me 3 maj të premten në ora 10:00./Lajmi.net/