S’ka konkurrim, ZRRE anulon tenderi për Zgjedhjen e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit
Me Vendimin nr.V_1417/21 të datës 04.10.2021, ZRRE ka vendosur të shpallë Tenderin të cilin me datës 12.10.2021, përmes faqes elektronike e ka bërë publik së bashku me dosjen e Tenderit për Zgjedhjen e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit (FMF). Por, sot ky tender është anuluar.
Lajme
Ftesës për shprehje të interesit për të aplikuar në Tenderin për Zgjedhjen e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit i është përgjigjur vetëm ndërmarrja “Future Energy Trading and Exchange Dynamics” e cila posedon Licencën për Furnizim me energji elektrike të lëshuar nga ZRRE, shkruan lajmi.net.
Pasi që nuk është plotësuar kriteri i përcaktuar me Nenin 4/1 të Rregullës për Furnizuesin e Mundësisë së Fundit, i cili thot: “Konkurrenca për caktimin e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit do të konsiderohet se është e vlefshme nëse jo më pak se dy (2) tenderues kanë përmbushur kriteret përkatëse të pranueshmërisë.” , ZRRE ka vendosur të anuloj tenderin.
Kujtojmë se ofrimi i shërbimit të furnizimit të garantuar me energji elektrike, sipas ligjeve në fuqi, duhet të ofrohet kur një furnizues me pakicë falimenton ose nuk është më i licencuar, ose kur një konsumator i parregulluar nuk ka arritur të ripërtërijë kontratën e tij ose të hyjë në një kontratë të re furnizimi. Sipas Ligjit për Energji Elektrike, Furnizimi i garantuar është shërbim i kufizuar në një periudhë maksimale prej 60 ditësh dhe i nënshtrohet çmimeve të përcaktuara në përputhje me Rregullën dhe metodologjinë për Furnizuesin e mundësisë së Fundit. /Lajmi.net/