S’ka këndellje as pa Koemanin, Barca ndalet edhe nga Alaves

Barcelona nuk ka arritur më shumë se një barazim në ndeshjen ndaj Deportivo Alavesit.

Sport

30/10/2021 23:03

Barcelona dhe Alaves kanë ndarë pikët duke barazuar me rezultat 1-1, me të dy golat të ardhur në pjesën e dytë.

Memphis Depay i dha epërsinë Barcelonës duke realizuar një super gol në minutën e 49-të të ndeshjes.

I shpejtë ishte reagimi i mysafirëve të cilët barazuan rezultatin vetëm tre minuta më vonë, me Luis Rioja i cili realizoi në minutën e 52-të pas një aksioni të bukur ekipor dhe që njëherit ky ishte goli i fundit i realizuar i ndeshjes.

Me këtë barazim, Barcelona vazhdon krizën e rezultateve të dobëta, duke mos fituar tani në asnjërën nga tri ndeshjet e fundit në La Liga, me dy humbje e një barazim, për t’u pozicionuar në pozitën e nëntë me 16 pikë të mbledhura, me katër fitore, katër barazime e tre humbje pas 11 xhirove. /Lajmi.net